Stop - Kamera e fshehte: Makarona të skaduara, nga Greqia ne tavolinat tona! (03 shtator 2018)
  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? ka filmuar një magazinë në Strumë të Roskovecit, ku tregtohen në mënyrë ilegale makarona e oriz i skaduar. Flori quhet personi, që zhvillon një aktivitet të tillë dhe ai thotë, se produktet merren me tvsh nga Greqia, janë të skaduara, por për të nuk është problem. Prindërit e Florit, të përfshirë në këtë ?biznes? thonë, se tregtojnë edhe miell, apo sheqer për llokume.Produktet ushqimore kanë skaduar që në janar 2018 apo në tetor 2017. Klienti i thotë, se produktet i duhen për cerdhe dhe blen sasi të konsiderueshme të makaronave dhe orizit të skaduar prej kohësh.
Recommended