PD: Tenderat që fitoi Edmond Bego - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka publikuar ate qe ajo e cilëson si prova e pare e përfitimeve qe Edmond Bego ka siguruar fale mbështetjes se numrit dy te PS Taulant Balla. Nënkryetari i PD Edmond Spaho deklaroi se Bego ka fituar nga Operatori i Sistemit te Transmetimit një tender prej 100 milionë lekësh ne Librazhd, qe është zona elektorale e Taulant Ballës.

 

?Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ?Inerte Express?, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së taulant ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017. Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Dokumentet tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd.?



Pas publikimit te dokumenteve, Spaho i ka drejtuar serish pyetje homologut socialist Balla.

 

?Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t?u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë.?



Qe prej publikimit te lajmit per arrestimin e Edmond Begos ne Greqi, PD i ka meshuar ne te gjitha daljet publike akuzave per lidhjet e tij me numrin 2 te PS Taulant Balla.

Recommended