Grabitet nje karburant ne rrugen Lezhe - Rrile

  • 6 years ago
S'ka ngelur asnjë gjurmë nga grabitja e mbrëmjes së shtunë. Ne një karburant në rrugën dytësore Lezhë - Rrilë në orën 22:50, një person i armatosur, i maskuar dhe me një makine pa targa i drejtoi armën Martin Prengës, i cili kishte turnin e natës, duke i kërkuar t?i japë fitimet që gjendeshin në arkë.



Prenga nuk është bindur. E ka kundërshtuar dhe është përleshur me të, por grabitësi i ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur. Ka arritur të marrë paratë e xhiros, një shumë të konsiderueshme, dhe është larguar me një makinë pa targa.

Ndërsa i plagosuri u dërgua në spitalin e Tiranës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në përpjekje për të identifikuar grabitësin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai ka qenë në dijeni për ekzistencën e kamerave të sigurisë dhe nga sa shihet prej pamjeve, ai e ka njohur terrenin, çka tregon se ai e ka përgatitur me kujdes grabitjen.

Recommended