Lot e dhimbje në Selenicë, përcillen në banesën e fundit 8 viktimat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

U përcollën për në banesën e fundit, 8 viktimat e ngjarjes makabre të Selenicës të premten.
8 pjestarët e familjes Zykaj, 4 meshkuj dhe 4 femra u varrosën në pronat e tyre, afër shtëpive të tyre, sipas amanetit që kishte lënë kryefamiljari Demir Zykaj.



Dhjetëra persona nga fshati Resulaj, Selenica dhe zonat e tjera përreth, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, morën pjesë në ceremoninë mortore mesditën e kësaj të shtune.




Demir dhe Ferije Zykaj dy kryefamiljaret e moshuar, dy djemte e tyre Besimi dhe Azemi bashkë me bashkeshortet, si dhe vajza e djali të mitur të Besimit, u ekzekutuan nga kushëriri I tyre Ridvan Zykaj me kallashnikov, të premten pasdite duke shkaktuar një masakër të vërtete.

Recommended