Teater ne rruget e Shqiperise
  • 6 years ago
Vlora, Berati, Korça dhe Pogradeci do ta presë spektatorin e saj të teatrit në rrugë, jo për shkak të mungesës së sallave por të një angazhimi të artistëve të rinj për të ligjëruar në një mjedis të hapur dhe të arritshëm nga të gjithë.

Karakteristike e trupave jo profesioniste janë temat mbi të cilat ndërtojnë shfaqjen, dhe ato janë problematikat vendore në secilin nga qytetet.

Prova e parë e kryer në Vlorë mblodhi spektatorë, kalimtarët e rastit që gjetën të pasqyruar shqetësimet e tyre siç ishte cilësia dhe problemet me furnizimin me ujë të pijshëm.

Të Shtunën është takimi i radhës, për tu zhvendosur nisma e artistëve të rinj të skenës dhe asistencë për komunitetin në Shqipëri në tre qytete e tjera.