Shqipëria vlerësohet në samitin e NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të NATO-s, ku marrin pjesë krerët e 29 vendeve anëtare.



?Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Ndërkohë, samiti i NATO-s në Bruksel nisi me kritikat e presidentit Donald trump ndaj Gjermanisë. Kreu i shtëpisë së bardhe.



Tërhoqi vëmendjen për marrëveshjen ?miliarda dollarësh? me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror.



Donald Trump: ?Ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur Francën. Jemi duke mbrojtur secilin. Kjo është e padrejtë ndaj shtetit tonë. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve tanë.



Pjesë e diskutimeve të samitit dy ditor janë edhe hapat ne luftën kundër terrorizmit, mbrojtja e kufijve të Europes dhe misionet në lindjen e mesme.



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleatët do të japin më shumë për sigurinë e përbashkët. Fjala është për shpenzime shtesë prej 266 miliardë dollarësh për mbrojtjen, deri në vitin 2024.

Recommended