Ambasadori turk: Aeroporti i ri në Vlorë do të ndërtohet shumë shpejt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punimet për ndërtimin e aeroportit të tri në Vlorë parashikohet të nisin brenda këtij viti . Këtë fakt e konfirmon ambasadori turk në vendin tonë. Ahmet Joruk teksa zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës ku u takua me kreun e bashkisë Dirtan Leli tha se bisedimet për këtë projekt strategjik janë në nivel teknik dhe mendohet se do të përfundojnë së shpejti.



Projekti për ndërtimin e aeroportit është vetëm fillimi, por një fillim i bukur. Bisedat janë në nivel teknik dhe shumë shpejt do të përfundojnë. Pas ato të mbyllen puna do të nisë me njëherë. Në fazën e parë ky projekt do të punësojë 1000 persona. Ndërtimi dot ë kryhet nga konsorcium i cili po përfundon aeroportin e tretë në Turqi, i cili parashikohet të jetë edhe një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.



Për ambasadorin turk projekti i ndërtimit të aeroportit nuk do të jetë i vetmi, pasi interesi i biznesit turk është edhe për sektorë të tjerë të ekonomisë të cilët do të prezantohen në vijim.

Recommended