Jo vetem mode/ Rrefimi i dhimbshem i Ayo-s (30 qershor 2018)

  • 6 years ago
Atmosfera e shiut të Tiranës, e frymëzoi Ayo-n, të dhurojë një performancë emocionuese në skenën e amfiteatrit të liqenit. Me tingujt e thellë dhe vargjet intime në vitet 2000 Ayo u shndërrua në një prej zërave më të njohur të muzikës soul.

Por frymëzimi i vërtetë pas këngëve të saj shpirtërore është një histori plot përjetime të dhimbshme.

Ayo: Muzika është tejet e rëndësishme në jetën time, dhe jam e sigurt që është e tillë edhe për shumë njerëz në botë sepse muzika mund të të bëjë të ndihesh mirë, është si të thuash një antibiotik për shpirtin.

Këngët e para të krijuara në moshën 13-vjeçare, Ayo ia dedikon mamasë, viktimë e varësisë ndaj heroinës, sot nënë e tre fëmijëve 37-vjeçarja rrëfen për Jo Vetëm Modë, se ka vendosur që t?i marrë ata me vete kudo nëpër turne.

Ayo: Për mua e rëndësishme është që ata ta dinë që mami është aty, për ta. Mendoj se për një fëmijë shtëpia e vërtetë nuk janë muret e dritaret, shtëpia e vërtetë është nëna.

Këtë e di shumë mirë sepse kur isha fëmijë dhe u ndava nga nëna dhe babai, u ndjeva e pastrehë. Ndihem e bekuar sepse kam punën që dashuroj dhe mund t?i marr fëmijët e mi me vete.

Për mua është e vështirë ta përshkruaj fëmijërinë, nuk e di çdo të thotë të rritesh në një familje, ku të gjithë janë bashkë, të jetosh në një shtëpi të bukur ose edhe pa ndonjë shtëpi të bukur, por thjesht të jeni të gjithë bashkë.

Mendoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme se një familje e bashkuar, dhe për mua s?ka pse të jetë një shtëpi e madhe, për sa kohë ke pranë nënën, babain, motrat dhe vëllezërit.

Recommended