Banka e Shqipërisë, projekt për lehtësira në shërbime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pagesat për një sërë shërbimesh nuk do të jenë më një problem për qytetarët, të cilët duhet të paraqiten fizikisht ne sportele për të kryer veprimin.



Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një projekt për dixhitalizimin e sistemit të pagesave, me synim lehtësimin e procedurave.

 

?Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore, evidentohet qartazi se promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrumente, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë. Banka e Shqipërisë po hulumton mundësinë e zhvillimeve inovative në sistemet e operuara nga ne, të tilla si instant payment, e cila, bazuar dhe në eksperiencat ndërkombëtare vlerësohet se sjell një reformim në tregun e pagesave nga pikëpamja e dixhitalizimit-tha guvernatori Genti Sejko.?

 

Ky projekt vjen edhe në frymën e reformës së ndërmarrë nga qeveria atë të derregullimit, ku fokusi kryesor është reduktimi i burokracive dhe thjeshtimi i procedurave.



?Në total janë 240 institucione shtetërore të cilat ofrojnë 570 shërbime elektronike.?



Por dixhitalizimi i sistemit të pagesave është një projekt sfidues, për aq kohë sa edukimi financiar i qytetarëve mbetet në nivele të ulëta.

Recommended