Rudina - Lindita Theodhori prezanton kengen e re “Lamtumire”! (20 qershor 2018)

  • 6 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo i ka meritur plotësisht dy titujt ?Mjeshtre e madhe e skenës? dhe ?Artiste e Merituar? që i janë akorduar dhe duket se nuk do të heqë dorë nga pasioni i saj, që padyshim është kënga.

Pas një shkëputje të gjatë, këngëtarja Lindita Theodhori ka prezantuar klipin e saj më të ri ?Lamtumirë?. Por ndryshe nga ajo ç?ka ?thotë? titulli, Theodhori tregoi se ka të bëjë me rikthimin e saj në muzikë dhe se përmes kësaj kënge i thotë lamtumirë pauzës.

?Nuk kam punuar kurrë që të merrja tituj. Por publiku më pret dhe duke kënaqur ata, kënaqem edhe unë njëkohësisht. Projekti im i ri nisi me dëshirën e madhe për t?u rikthyer sërish në skenë. Këngën unë e kam bërë në Greqi me shumë dashuri. Titulli i këngës ?Lamtumirë? është vënë për t?i thënë lamtumirë heshtjes dhe pauzës. Komentet që kam lexuar pas publikimit të këngës kanë qenë shumë prekëse dhe ata që më ndjekin unë nuk i quaj thjeshtë fansa, por miq?, tha Theodhori.

Recommended