Hahn: Shqiperia permbushi kriteret, meriton celjen e negociatave

  • 6 years ago
Përmbushja e kritereve të Bashkimit Europian nga ana e Shqipërisë meriton të shpërblehet me çeljen e negociatave. Deklarata vjen nga komisioneri për zgjerim Johannes Hahn, i cili fton vendet skeptike Francën dhe Holandën t?i japin dritën jeshile vendit tonë.

Johannes Hahn: ?Shqipëria ka përmbushur kriteret për çeljen e negociatave me BE. Procesi i Vetting-ut është në funksion të plotë dhe reforma gjyqësore është prioritet në Shqipëri. Unë jam i bindur se Franca dhe Holanda do të shohin gjithashtu "gjysmën e plotë të gotës?, pasi edhe mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave me Brukselin".

Në një intervistë për të përditshmen austriake ?Der Standard?, Hahn thekson se kriteret e BE janë një angazhgim i mbajtur nga Shqipëria, duke i kujtuar Brukselit të mbajë gjithashtu premtimet.

?Besueshmëria është virtyti ynë më i lartë, është pjesë e kollonës sonë të vlerave. Nëse ne bëjmë një premtim dhe pala tjetër plotëson kërkesat, atëherë ne duhet të plotësojmë premtimin tonë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të cënonte besueshmërinë tonë karshi vendeve të tjera?.

Komisioneri për zgjerim nënvizoi po ashtu dinamikën e refomrave dhe marrëveshjeve që po ndërmerr i gjithë rajoni i Ballkanit, duke përmendur marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë, Maqedonisë me Bullgarinë, si edhe ratifikimin në parlamentin e Kosovës të marëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.

Recommended