Përfundon pelegrinazhi në Kishën e Laçit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

E marta e 12-te, i gjeti besimtarët katolikë dhe jo vetëm, duke e kaluar natën në kishën Shën Ndout dhe rrethinat e saj.



Edhe ketë vit qindra njerëz të besimeve të ndryshme i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë.



Gjate muajit qershor Kisha e Shen Ndout shndërrohet në destinacionin kryesor te pelegrinëve.



Me qirinj në duar e lutje të ndryshme besimtarët kanë përshkruar në këmbe rrugën drejt vendit ku ndodhet kisha.



Pelegrinazhi në Kishën e Laçit shoqërohet çdo vit me masa te shtuara nga pushteti lokal. Rrugëtimi i besimtareve drejt Kishës se Laçit është monitoruar nga forca policore dhe shërbimi i urgjencës.

Recommended