Ditmir Bushati: Meritojmë negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, vetem pak dite përpara vendimit përfundimtar te Këshillit te Ministrave te Bashkimit Europian, u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.



?Ne besojmë se Shqipëria është gati te ulet ne tryezën e bisedimeve per anëtarësim, ne besojmë qe Shqipëria i ka përmbushur te gjitha detyrimet, siç i evidenton raporti i KE per ketë faze te këtij procesi, sepse po synojmë për t?u ulur ne tryezën e bisedimeve per anëtarësim dhe per te hapur nje kapitull te ri te marrëdhënieve tona me BE, nje kapitull i cili pavarësisht dëshirës sone nuk do te mbyllet nesër apo pasnesër.?



Ne nje interpelance me studentet, kreu i diplomacisë shqiptare, i pyetur nëse ka forca politike qe nuk e duan Europen, e mohoi kete gjë.



?Ka aktor politik, siç dëshmoi dhe procesi i Reformës ne Drejtësi, te cilët ne një mënyre a nje tjetër nuk kane lëne gje pa bere per ta kundërshtuar zbatimin e kësaj reforme.?



E duke vazhduar me Opozitën, Bushati e cilësoi keqardhese ate cfare ajo po ben duke mos bashkëpunuar per integrimin.



?Vendimmarrja e BE nuk eshte nje vendimmarrje as per qeverinë as per Edi Ramen. Është per te ardhur keq qe opozita shqiptare ka vendosur nje bast, ka nje ton ultimativ a thua se me 28 do te marr fund çdo gjë dhe me 29 nuk do te lind serish dielli ne Shqipëri.?



Por a është optimist ministri i jashtëm per fundin e qershorit?



?Ne besojmë fuqimisht qe ne fund te këtij muaji Këshilli i BE do t?i hap nje perspektive te qarte Shqipërisë persa i përket këtij procesi, i cili e ritheksoi nuk do te jete një proces i lehte, nuk do te shoqërohet vetëm me te drejta, por do te shoqërohet edhe me detyrime.?

Recommended