Rudina/ Dikur punonte pjatalares, sot shefi i kuzhines rrefen historine e suksesit (08.06.2018)

  • 6 years ago
Kur ishte 15 vjeç, akoma fëmijë, ai vendosi të emigronte për në Itali për një jetë më të mirë. Nisi punë atje si pjatalarës në një restorant në vitin 1998.
Në vitin 2009 Altin Prenga, administrator i ?Mrizi i Zanave? u rikthye në Shqipëri dhe bashkë me villain hapën ?Mrizin e Zanave?.
I ftuar sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan Prenga rrëfeu historinë e suksesit dhe si u frymëzua për të hapur një restorant.
?Unë kam emigruar drejt Italisë në moshën 15-vjeçare. Babai im ka emigruar më parë pasi ka qenë kuzhinier. Edhe sot ai punon në Itali si kuzhinier. Ai nuk e ndjen veten rehatë në kuzhinën e ?Mrizit? sepse është shumë kaotike dhe janë mbi 20 persona që punojnë brenda. Kur e kemi hapur në fillim kemi punësuar zonja nga fshati që bënin byrekë dhe gatime tradicionale sepse ne nuk i dinim. Kur e kemi hapur në fillim ne, thuajse nuk kishte restorante me pije shqiptare. Sot gjërat kanë ndryshuar. Ajo që më ka mësuar Italia është krenaria për zonën ku jam?, tha Prenga.

Recommended