Bledi Kasmi “ndez” Komisionin e Medias - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bledi Kasmi, me detyrë kryeredaktor ?Rilindjes Demokratike?, organit zyrtar mediatik të Partisë Demokartike, ishte në protestën e 26 majit. Kasmi, që ditën e protestës u shfaq duke u konfrontuar me Policinë e Shtetit, doli para Komisionit parlamentar të Medias, i thirrur nga deputetët e opozitës. Para ligjvënësve, tha se në tubim ishte për të raportuar.



Madje Kasmi shkoi deri aty sa la të kuptohet se goditja që mori ishte e planifikuar dhe mund t?i merrte edhe jetën.



Pas dëshmisë, deputetët nuk i shpëtuan dot debatit të ashpër politik.



Në mbledhje palët u ndanë. Opozita që mbronte Kasmin dhe akuzonte kryeministrin për dhunë të qëllimshme dhe mazhoranca që kujtonte dhunën që qeveria ?Berisha? ushtronte kundër gazetarëve.



E ndërkohë që për pakicën dallimi është i madh mes protestave që kanë organizuar palët.



Mbledhja e komisionit bashkë me përplasjet verbale mes palëve është ndjekur gjatë gjithë kohës nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Recommended