“Sunny hill festival”, Dua Lipa ndez Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nis Sunny Hill Festival, një ndër eventet artistike që është futur në listën e festivaleve më të mirë të muzikës pop e rock në botë.



Këtë vit, drejtuesit artistik kanë menduar ta organizojnë në Kosovë, në parkun e Gërmisë, në Prishtinë, e kjo për shkak se ky edicion mbledh shqiptarët që po bëjnë muzikë të mirë sot në të gjithë botën.




Bujë në median e huaj dhe atë shqiptare bëri mbërritja e këngëtares shqiptare Dua Lipa në Kosovë. Ajo rikthehet për të dytën herë në Prishtinë, në vendin e saj, pas dy vitesh.



Perfomanca e saj do t?i shërbejë të gjithëve, publikut, artistes, e Kosovës. Kështu ka deklaruar Dukagjin Lipa, babai i këngëtares tanimë të duartrokitur në të gjithë botën, njëkohësisht edhe organizatori i këtij festivali. ?Sunny hill festival? ka disa qëllime, theksoi ai përpara gazetarëve të Kosovës, sepse synon të bëjë të njohur në të gjithë botën, vendin e tij Kosovën, të argëtojë publikun që mezi pret emrat më të mirë të skenës shqiptare në një festival të vetëm dhe të mbledhë fonde për fëmijët në nevojë.



Mbrëmja ka filluar me grupin Asgjë Sikur Dielli, për të vazhduar me grupet Oda, dhe Jericho. Pas tyre për herë të parë në Kosovë, është ngjitur artisti kosovar me famë ndërkombëtarë Stanaj.
Recommended