Rudina/ “Nuk jam provokator”, Mustafa Nano flet per shown e tij me te ri (23.05.2018)

  • 6 years ago
Ai është ndër ata personazhe që bën zhurmë sa herë që flet. Mustafa Nano, ka vendosur që t?i tubullojë ujërat përsëri.
Këtë herë me një monolog, i cili flet për ato tema që ne, ç?është e vërteta, i flasim nën zë, nëpër tavolina dhe asnjëherë me zë të lartë.
Shfaqja që do të ngjisë premierë në skenë ditën e nesërme, në zhanerin ?Stand Up Comedy?, ka një titull që provokon dhe që si tematike kryesore ka seksin dhe seksualitetin.
Nano ishte i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan dhe gjatë emisionit zbuloi detaje nga show ?Nuk ka k***a në këtë botë?.
?Unë nuk përdor fjalë të cilat ne i quajmë të pista në show. Ka shumë rëndësi konteksti në të cilin i themi fjalët. Unë nuk e shoh veten si provokator, nuk jam provokator. Unë përpiqem të sfidoj një pjesë të shoqërisë që e shoh të prapambetur. Diskutimi mbi seksen këtu është tabu, mua kjo më skandalizon, por ajo është gjëja më humane?, tha Nano.

Recommended