Stop - Avokatja humb gjyqin e mashtron qytetaren: Kam cuar letrat ne hipoteke! (22 maj 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Urani Dhima nga Lushnja, tregon në ?Stop?,sesi u mashtrua nga avokatja Alma Bala, të cilën e pajtoi për një problem pronësie.Urania e ka paguar Almën dhe kjo e fundit ka humbur gjyqin në shkallën e parë dhe në Apel, por zonjës Dhima i thotë, se gjyqi është fituar dhe tani letrat janë në hipotekë për certifikatë pronësie.E pytur nga gazetarja e emisionit, Alma Bala pranon, se gjyqet janë humbur. Juristja e hipotekës, Elfrida Bilbili, deklaron, se nuk ka asnjë aplikim në emër të zonjës Urani Dhima, apo përfaqësueses së saj ligjore.