Modeli A-Class i ri tashmë edhe në tregun shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj me pare nga ?Mercedes-Benz?, tashme është hedhur ne tregun shqiptar. Ashtu siç pritej A-Classi i ri vjen me një rikonceptim thelbësor te luksit dhe modernes, është dinamik dhe me i madh e me komod, krahasuar me modelet e gjeneratës se mëparshme. Zv/presidenti i Kastrati Group, Leonard Kastrati theksoi se teknologjia e avancuar do te jete prioriteti edhe për vitet e ardhshme.



Por njëkohësisht me modelin A-Class u prezantua dhe CLS-ja. Një makine qe vjen me një dizajn elegant, forma sportive dhe komoditet mbreslënës. Sokol Balla i ftuar për te prezantuar këtë model te ri, vlerësoi komoditetin, cilësinë dhe dizajnin e këtij prodhimi.



Këto modele u prezantuan ne një ceremoni madhështore ne ambientet e shoëroom-it të AutoStar Albania, ku ishin te pranishëm personazhe te njohur te kulturës, artit, spektaklit dhe përfaqësues te medias.

Recommended