Zhdukja e tregtarit, bashkeshortja rrefen bisedën e fundit

  • 6 years ago
Kjo është video e fundit që ka postuar Fatjon Fejzillari, 30-vjecari, i cili prej 10 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze me një shumë parash në qytetin e Lacit.

Bashkëshortja e tij Selena rrëfen bisedën e fundit me të.

"Më tha mua nuk do vij, do shes të shtunë e të dielë se ka punë, dhe do vij të hënën. Unë fola të shtunën në orën 08:00, i thashë Fatjon çfarë po bën. Tha jam duke shitur, ik mos më bezdis në telefon, do të marr vet tha".

Ajo apelon për ndihmë dhe kërkon që të bëhen përpjekje nga policia për gjetjen e bashkëshortit të saj.

"Mund ta kenë hedhur në ndonjë lumë, mos e kanë goditur me ndonjë gjë mbrapa koke ose mos e kanë vrarë ose e mbajnë lidhur".

Ndryshe nga shoku i të zhdukurit, Selena shprehet se Fationi ishte nisur që prej 22 Prillit drejt Shkodrës dhe Lezhës për të shitur.

"Ai biles kur ka marrë mallin për herë të fundit, ka qenë me mua te Medresea, me gjithë shokun. Mori 1 milionë Lekë Sandri, 1 milionë Lekë Fatjoni. Shkova në Peqin, mua më sollën këtu. Në Peqin i qepën të nesërmen më 22 Prill edhe iku".

Vajza e vogël, fëmija i vetëm i çiftit, kërkon çdo ditë të atin, ndërsa puth foton e tij.

Recommended