Rudina/ Shenjat me me fat per muajin Maj sipas Meri Shehut (01.05.2018)

  • 6 years ago
Jemi në fillim të muajit Maj dhe të gjithë jemi shumë kuriozë se si do jetë për ne ky muaj.
E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu do të bëjë renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj. E ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan astrologia tregoi shenjat më me fat.
?Jemi në një nga muajt më të rëndësishëm të vitit. Në Maj ndodh një ndryshim apozicional i fuqishëm i Uranit, pas 7 vitesh që ishte në Dash. Urani futet në shenjën e Demit në datë 15 Maj dhe do të marrim një shije të gjitha shenjat për 7-vjeçarin e ardhshëm i cili do të jetë i furishëm?, tha në mënyrë të përmbledhur Shehu.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12. Gaforrja është në pozicionin e fundit për muajin Maj pasi do të ketë një përballje me Saturnin. Do të ngrihen disa marrëdhënie personale por do të kenë vështirësi në çështjet ekonomike. Gaforret duhet të përgatiten gjatë Majit për të sqaruar marrëdhëniet e tyre. Por një pikë e fortë e Gaforreve do të jetë jeta sociale, njohjet dhe shoqëritë.
11. Luani janë në këtë pozicion pasi paralajmërohet jo vetëm një Maj i vështirë poe një 7-vjeçar i vështirë. Në fushën e karrierës do të kemi shumë paqëndrueshmëri, do kenë debate dhe ulje nga detyra edhe skandale në detyrë. Luanët duhet të maten jashtë mase mirë pasi do të provojnë një shije që do ta provojnë edhe për 7 vite të tjera. Kujdes pasi ka ardhur koha të provoni tërmetet në jetën tuaj.
10. Peshqit janë në këtë pozicion sepse kanë një lloj ndjeshmërie me Hënën në akrep. Do kenë lajme të mira dhe do të jenë romantike. Fundi i muajit ia përmbys romancën dhe duhet të maten mirë para se të marrin vendime. Ajo që duhet të kenë kujdes është komunikimi me të tjerët pasi këtë muaj do të ndryshojë shumë.
9. Dashi është në këtë pozicion, por duhet të brohorasim për to sepse ikën Urani nga shenja e tyre. Në fushën e ekonomisë do të marrin një shije të mirë. Kjo që do të përjetojnë këtë muaj do zgjasë për 7 vite në jetën e tyre.
8. Peshorja shpëton nga pozicioni i Uranit përballë tyre. Do kenë një çështje të rëndësishme për të parë. Do kenë paqëndrueshmëri, por mund të kenë edhe fitime paparash. E rëndësishme është se këto ditë do të ketë një kontratë shumë të rëndësishme.
7. Bricjapi do të meret në konsideratë. Priten çudira, do modernizohen dhe do të marrin shije shumë të mirë. Do të arrinë sukses në qëllimet e tyre.
6. Virgjeresha do ketë pozicionim të mirë nga ana sociale dhe ekonomike. Do të jenë më dhurues ndaj të tjerëve. Do ta marrin këtë 7-vjeçar si mësim të mirë.
5. Shigjetarët kanë qenë melankolikë dhe do vazhdojnë të jenë edhe për disa ditë të tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi për ta është puna. Ata do të kenë një punë të re dhe më vonë premtohet ndryshim thelbësor për ta.
4. Akrepët ndoshta kanë qenë frymëzues për të tjerët dhe për vetën. Me futjen e Uranit në shenjën e tyre fillon një periudhë e re për ta dhe çdo gjë e re do të bëhet pjesë e tyre. Do bëjnë ndryshime të konsiderueshme. Pritet një 7-vjeçar...

Recommended