Jo vetem mode/ Flet Dhurata, gruaja qe shoqeron artistet shqiptare ne Eurovision (28.04.2018)

  • 6 years ago
Është viti i 15-të i Shqipërisë në Eurosong. E megjithatë në gjithë këto vite, duket sikur vendi ynë s?ka ditur të kërkojë më larg se dy variante këngësh për në festivalin më të madh të muzikës evropiane. Ose produkte muzikore me motive folklorike, ose eksperimente nga ato me të cilat publiku shqiptar, nuk ishte mësuar.
Në vitin 2004, Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Europian Broadcastin Union, që mund ta keni dëgjuar shpesh me akronimin EBU. Kjo na mundësoi më në fund, të drejtën për të çuar artistët tanë në Eurosong.
Në prag të garës në Barcelonë, është koha që të bëjmë një retrospektivë të të gjitha përfaqësimeve duke zbuluar disa detaje që ndoshta nuk i dinit.
E para shqiptare që provoi ethet e garës para qindra milion shikuesve, ishte fituesja e sapocelebruar e ?Etheve? ate kohë, Anjeza Shahini.
Për herë të parë me një kompozitore femër në Eurosong, Eneda Tarifa u përpoq të sillte një atmosferë përrallash me ?Fairytale?. Edhe pse e vlerësuar nga kritika për performancën vokale, këngëtarja nuk ia doli të kualifikohej në finalen e Stokholmit.
Por, më shumë se për pjesëmarrjen, Eneda Tarifa duket se do të mbahet mend për situatën humoristike që përcolli gjatë një interviste në anglisht.
Dora vetë Dhurata Bejzade, drejtuese e delegacionit shqiptar në Eurosong për disa vite, flet për herë të parë për ?Jo Vetem Mode?. Këto janë prapaskenat e videos së famshme.
?Është për t?u thënë që këngëtarët tanë janë pritur shumë mirë. Vlerësimet pastaj janë pak subjektive sepse secila pjesë e Europës favorizon ata që njeh më mirë. Eneda komunikonte shumë bukur edhe anglisht, të gjithë mund të gabojnë në ndonjë moment edhe kur flasin në shqip, nuk ishte asgjë. Eneda komunikon shumë bukur anglisht. Këtu ka personalitete të politikës që nuk dinë të fasin as shqip e jo më anglisht. Detyra e delegacionit është të shoqërojë këngëtaren në të gjitha intervistat. Unë gjendem në atë sallë dhe sigurisht ndihmon nëse dikush ka nevojë. Eneda ishte shumë e lodhur pas intervistave dhe ajo që më kërkoi mua nuk ishte as ndihmë?, tha Dhurata.

Recommended