19.5 vite burg per te pandehurit e dosjes “Treblova”

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 19 vite e 5 muaj burg katër të pandehurit e dosjes Treblova. Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturur kriminal.

Konkretisht është kërkuar dënimi me 6 vite heqje lirie për Taulant Haxhirajn, 5 vite e katër muaj për Shkëlqim Koçiajn dhe Marios Bajramin. Ndërsa 2 vite e 8 muaj burg u dhanë për Xhovalin Bacon.

Këta persona u arrestuan në Tetor të vitit 2016 ku pas një nderhyrje të policisë në Treblovë u shkatërruan disa parcela me kanabis me mijëra rrënjë të mbjella. Sipas prokurorisë, këto parcela ishin pronë e vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj.

Recommended