Aksidenti në Elbasan - Tiranë për shkak të mungesës së barrierës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugët e papërfunduara ne Shqipëri vijojnë te vrasin. I tille ishte aksidenti i nje dite me pare ne dalje te tunelit Elbasan-Tirane, ku mungesa e barrierave mbrojtëse i mori jetën nje 55 vjecareje. Por ky nuk është rasti i vetëm ku mungesa e elementeve te sigurisë ne rruge ka rezultuar me pasoja fatale per jeten e qytetareve, ndërsa e gjitha zone këtu i ngjason një varreze automjetesh.Vendi në segmentin Elbasan-Tiranë sapo del nga tuneli është kthyer në një njollë të zezë, ndërsa aksidentet kanë qenë të shumta.Në vitin 2014 në po të njëjtin vend një tjetër automjet përfundoi poshtë rrugës, ndërsa dy persona mbetën të plagosur rëndë. Në këtë vit ndodhi dhe prishja e barrierës, e cila që prej asaj kohe vijon të jetë në këtë gjendje.Sipas ekspertëve, rrugë të tilla të papërfunduara kërkojnë më shumë vëmendje pasi sinjalistika apo dhe barrierat mbrojtëse janë jashtë standardeve.Xhevahire Gurishta udhëtonte sëbashku me bashkëshortin nga Korça për në Tiranë, pasi duhej të bënte seancat e Kimioterapisë. Për të duhej të ishte një ditë tjetër në spital, por fatkeqësisht mbërriti e pajetë atje pasi makina humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës.

Recommended