Dy anet e medaljes se futjes ne skemën e TVSH-se

  • 6 years ago
Futja në skemën e TVSH-së mund të krijojë kosto të shtuara apo rritje të çmimeve për një biznes, por ai edhe mund të përfitojë nga kjo masë. Ana e mirë e medaljes është se tashmë sipërmarrësit që janë pjesë e këtij zinxhiri mund të mbartin TVSH të kredituar, lehtësi të cilën nuk e kanë patur më parë.

Por çfarë është TVSH-ja kreditore? Në rastin që një minimarket pakice blen një shishe uji me çmim 120 Lekë plus tvsh, ai e shet atë me 130, ku diferenca është 10 Lekë. Tvsh-ja në blerje në këtë rast është 20 Lekë, dhe në shitje 22, pra në total biznesi paguan 2 Lekë TVSH. Por nëse këtu llogarisim edhe koston e shpenzimeve për njësi të këtij produkti siç është karburanti, transporti, dhe energjia elektrike, të cilat për shembul kanë një vlerë tvsh-je për njësi 10 lekë, sipërmarrësit të vogël i lind e drejta ta kreditojë diferencën prej 8 lekësh, në blerjet që ai do të bëjë në të ardhmen, 8 lekë do t?i zbriten.

Tatimet sqarojnë se për këtë arsye është shumë e domosdoshme që biznesi të tërheqë faturën e blerjeve për çdo mall dhe shërbim që blen. Në rastin që teprica e tatimit mbi vlerën e shtuar është mbi kufirin 400 mijë Lekë për tre muaj rresht, në këtë moment sipërmarrësit bëjnë kërkesë për rimbursim të parave të kësaj takse.

Bizneset e degës së shërbimeve, mund të jenë më të prekur se ata që tregtojnë mallra në rastin e përfshirjes në TVSH, pasi shpenzimet që zbriten për efekt të kreditimit të kësaj takse janë më të rralla në llojin e aktivitetit që ushtrohet.

Recommended