Rudina/ Kengetarja ne pritje te embel, tregon planet per martese (12.04.2018)
  • 6 years ago
Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën private.
Bëhet fjalë për Blerina Brakën e cila tashmë po shijon ditët e saj më të bukura pasi është në pritje të embël të djalit të saj.
Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për shtatzëninë dhe planet për martesë. Braka tha se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur emrin e djalit të cilin do ta quajnë Edeil dhe tregoi se kanë planifikuar të bëjnë dasmë në ditëlindjen e tij të parë.
?Unë nuk e kam ndjerë shtatzëninë pasi kam qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje. Nuk kam marrë frymë nga aktivitetet dhe ndonjëherë më duket sikur e kam lënë babin pasdore dhe sot me programin tënd do ta mbyll dhe do qëndroj në shtëpi të pres ardhjen e djalit. Jam munduar t?i bëj të gjitha gjatë kësaj periudhe. Lajmin e shtatzënisë e kam marrë ditën e parë që do të këndoja në këngën magjike. Do bëhesha gati dhe bëra një test shtatzënie sepse prej kohësh ne e prisnim një fëmijë. Shkova me vrap tek im shoq dhe s?po e besonim të dy. Lajmin më pas e dhash në netët finale. Unë dhe bashkëshorti im jemi të martuar ligjërisht, por nuk kemi bërë dasmë. Kemi menduar ta bëjmë në 1-vjetorin e Edeil?, tha Braka.
Recommended