Policia procedon Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e opozitës ku u bllokuan 4 akse kryesore të vendit çoi në ndjekje penale 23 organizatoret.Sipas policisë bllokimi i rrugëve ka bërë të ndiqen penalisht 23 persona, mes tyre kreu i partisë demokratike Lulzim Basha dhe 12 deputetë të tjerë të opozitës.Mes të proceduarve për akuzat e tubimit të paligjshëm prishjes së qetësisë publike apo dhe bllokimit të mjeteve të transportit është dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.Protesta e opozitës 3 ditë më parë zgjati rreth 3 orë ,nga ku u bllokuan akset kryesore të vendit duke paralizuar qarkullimin.Në Milot protestuesit dogjën dhe goma dhe disa prej tyre akuzohen dhe për ndotje të ajrit.Protesta u cilësua si e paligjshme dhe nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i cili falënderoi uniformat blu për ruajtjen e rendit dhe qytetarët për durimin e treguar.

Recommended