Meta kunder dhunes dhe thirrjes per mospagim te taksave

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dialog mes maxhorancës e opozitës në një kohë kur tensioni politik ka ardhur në rritje ditët e fundit pas protestës së banorëve të Kukësit në Rrugën e Kombit dhe burgosjes të 11 prej tyre. Ai flet për te drejtë të opozitës për të protestuar, por është i prerë në qëndrimin kundër dhunës.

?Ne nuk e kemi luksin as ?të këpusim një lule? meqenëse ato kanë filluar të çelin për shkak të pranverës, dhe për shkak edhe të dëmeve që vendi ka pësuar në të kaluarën nga mungesa e dialogut dhe nga fryma e përjashtimit dhe konfrontimit. Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëstudiuar dhe i mirëkonsultuar dhe është e drejtë e çdo qytetari dhe çdo komuniteti të kërkojë dhe të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes qendrore dhe vendosë për çdo taksë që paguan, apo për çdo shërbim që duhet tu ofrohet. Megjithatë shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe të besimit tek institucionet e shtetit.?

Kreu i shtetit shmangu komentet për nivelin e tarifës ne rrugës së Kombit, ndërsa u shpreh kundër thirrjes qe opozita ka bërë për të mos paguar taksat.

?Opozita ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlament, ndërsa mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog me opozitën, grupet e interesit dhe qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisjeje më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë më shumë?Ky vend qëndron në bazë të kontributit të çdo qytetari dhe të çdo taksapaguesi dhe në këtë drejtim qeveria dhe opozita duhet të rrisin bashkëpunimin dhe transparencën në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjitha kërkesave dhe pretendimeve të tyre, por edhe të taksapaguesve shqiptarë që ndajnë edhe shtetin edhe institucionet.?

Presidenti u pyet edhe ne lidhje me disa lëvizje të përfolura në Shërbimin Informativ dhe për mosdekretimin e Elidon Bendos në krye të shërbimit, por ai i shmangu komentet.

Recommended