“Forca e ligjit” godet kontrabandën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni ?Forca e Ligjit? godet një grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës. Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij rrjeti.Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë, 2 automjete të markave ?Mercedez Benz? dhe ?Volkswagen Passat, 28 telefona të markave të ndryshme;105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekëArrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale ?Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë?.Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregtues dhe apo magazinues malli.

Recommended