Zone e Lire/ Pretendon se sheron kancerin, Ruzhdi Metali perballet me mjekun shkrncor (23.03.2018)

  • 6 years ago
Ruzhdi Metali është mjeku alternativ i cili është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Ai pretendon se shëron sëmundje për të cilat edhe shkenca has vështirësi duke dhënë kura.
Për herë të tretë brenda pak kohësh Metali ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan bashkë me dy pacientë Sefedin Krasniqi dhe Nadi Fetai të cilët pretendon se i ka shëruar. Përballë tij ishte po ashtu mjeku shkencor Leart Bërdica.
?Para një viti e gjysmë vjan vajza e tij dhe duke biseduar me të i thash Sefedinit që ka probleme me prostatën. Iku dy herë në banjo kur e takova unë dhe i thash që e ka hormonale dhe pas një viti e gjysmë i dhanë mjekët hormone. Pastaj e shtruan në spital dhe i bënë biopsi. Fillova terapinë me Sefedinin dhe sot është shumë mirë?, tha Metali.
Pacienti i Metalit tha se është diagnostikuar me kancer por pasi ka marrë mjekimin nga ai thotë se është përmirësuar.
?Unë kisha shkuar më parë te mjekë të ndryshëm dhe gjerat shkonin duke u përkeqësuar. Mjekët më kanë bërë biopsi dhe në bazë të biopsisë më thanë se kam kancer në prostatë dhe më pas më dhanë diagnozë me kancer në kocka. U shtrova në spital dhe deshën tmë bëjnë kimioterapi. Por unë e njhja Ruzhdiun dhe nuk desha të hy në kimioterapi sepse kisha besim tek Ruzhdiu. Erdhën gocat e mia në Tiranë dhe në bazë të dokumentave Ruzhdiu më ka dhënë ilaçet. Pastaj fillova të shërohem. 8 ditë nuk kam ngrënë ushqim, bëra detoks. Kur mora infeksion Ruzhdiu më nisi ilaçet pasi foli vajza me të në telefon dhe tani jam shumë mirë?, tha Sefedin Krasniqi
Ndërkohë mjeku Leart Bërdica tha se fillimisht duhet të përcaktohet lloji i tumorit pasi janë të shumëllojshme por ai shtoi se zhdukja e dhimbjes nuk do të thotë se është zhdukur kanceri.
?Termi kancer është gazetaresk dhe përdoret në media dhe nuk përfaqëson realitetin e tumoreve malinjë sepse tumoret janë të shumëllojshme. Në trupin tonë çdo qelizë e organizmit mund të shëndërrohet në tumor, duke filluar nga këllëfi i fijes së flokut, pëson mutacion. Është një kod i përbërë nga 4 baza nga kombinacioni i të cilave mund të prodhohen partitura ose qeliza. Në mometin që kemi shëndërrim të qelizave në malinjë secili ka karakteristikat e veta biokimike të lëngjeve që lëshon në gjak, mjekimet alternative mund të japin efekt, por kjo nuk do të thotë se zhduket kanceri. Fillimisht duhet vërtetëuar që është një tumor malinjë, të bëhet mjekimi dhe pastaj të konfirmohet rezultati. Vitaminat dhe mineralet janë mbështetëse. Mjekime të tilla duhet të materializohen. Mjekësia është shkëncë e evidencave. ?Google? dhe ?Facebook? nuk kanë mbaruar mjekësi.
Zhdukja e dhimbjes nuk do të thotë se është zhdukur kanceri. Kanceri në Shqipëri monitorohet njëlloj si në gjithë Europën?, Leart Bërdica.