Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ndodhur këtë te premte ne aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.



Ne vendin e quajtur Ura e Kardhiqit mjeti tip ?Volkswagen? qe drejtohej nga një 21-vjeçar nga Kavaja u përplas me një zetor qe po tentonte te futej nga një rruge dytësore ne rrugën nacionale.



Përplasja ishte fatale për Kaldi Ngjelin, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe nena e tij, te cilët po ashtu po udhëtonin me zetor u plagosen por janë jashtë rrezikut për jetën ne spitalin e Gjirokastrës.



Sipas burimeve drejtuesi i mjetit udhëtonte me shpejtësi te madhe, dhe nuk mundi te frenoje. 21-vjeçari nga Kavaja po udhëtonte drejt Tepelenës me nenën e tij ne momentin e përplasjes. Ndërkohë pasi mori ndihmën e pare mjekësore i riu qe shkaktoi aksidentin u arrestua nga policia.

Recommended