Aksident i rendë në Gjirokastër - Tepelenë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E diela ka shënuar nje aksident tragjik ne aksin rrugor Gjirokastër-Tepelene. Një grua dhe dy fëmije kane humbur jetën ne përplasjen fatale qe ndodhi mes dy mjeteve ne afërsi te fshatit Mashkullore. Ka qene ora 14 e 20 minuta kur nje furgon me targa shqiptare është përplasur me nje automjet te tipit nisan me targa zvicerane. Aksidenti ka lëne te vdekur ne vend Albana Hasanin punonjëse e policisë, me gradën komisare dhe djalin e saj nje vjeç e gjysme. Ndërsa ne mjetin nisan ka humbur jeten nje tjetër fëmije i mitur me inicialet D.D vetëm nënte muajsh, i cili mbeti i bllokuar per shkak te dëmtimeve te mëdha te makinës. Ndërkohe kane mbetur te plagosur edhe tete persona te tjere nga te dy mjetet. Të plagosurit, pas ndihmës së parë të marrë në spitalin rajonal te Gjirokastrës janë transportuar drejt Tiranës. Tre prej tyre në rrezik për jetën u dërguan menjëherë me helikopter ne Spitalin e Traumës, ndërsa 5 të tjerë u shoqëruan me autoambulancë. Mendohet per nje manovrim te gabuar të njërit prej mjeteve te përfshire ne aksident, por policia ende nuk ka mundur te zbardhe plotësisht shkaqet. Nje tjetër faktor ka qene edhe shpejtësia e madhe. 38-vjeçarja Albana Hasani, e cila punonte ne sektorin e përgjimeve ishte pasagjere ne furgon. Ajo kthehej se bashku me pjesëtare te tjerë te familjes nga Saranda kur kishin kaluar pushimet. Ndersa ne makinën Nisan me targe te Zvicrës, ku ndodhej fëmija i mitur qe humbi jeten udhëtonte nje familje nga Kosova.