Xhaçka përplaset me opozitën për Meçollarin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përballë sulmeve dhe akuzave të opozitës si person i kompromentuar dhe spiun i vendeve jo miqësore me NATO-s, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka mbrojtur Kapiten Artur Meçollarin. Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ajo deklaroi se sulmi ka nisur pasi ai bashkë me 15 ushtarakë të tjerë nuk lejoi heqjen nga pronat e ushtrisë të godinave në Bazën e Bisht Pallës.



?Pse u largua ne 2012? U largua padrejtësisht, sepse nuk pranoi të firmoste heqjen e bazave dhe t?i kalonin miqve të doktorit kryeministër. Dhënia e pronave të Bisht Pallës për Damir Fazllic mik të doktorit, nuk e pranoi dhe tani po e vuan.?



Ministrja Xhaçka theksoi se Kapiteni i Rangut të Parë gëzon të gjitha certifikatat e sigurisë, të lëshuara nga ato kombëtare, si dhe më të lartën e lëshuar nga NATO, Cosmic Top Secret.





Por për opozitën, ekziston një dosje prej mbi 400 faqesh ku vërtetohen takimet e Meçollatit me atashe ushtarakë rusë e kinezë. Madje edhe marrje parash.





Pas debatit opozita paralajmëroi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje. Por, Xhaçka ka akuzuar se me sulmin kundër Meçollarit, PD po përpiqet të pengojë arritjen e marrëveshjes për caktimin e kufirit detar me Greqinë. Në fund të mbledhjes ministrja Xhaçka u përplas verbalisht me deputetin demokrat Myslim Murrizi, me të cilin debatoi gjatë mbledhjes.

Recommended