“Gishti”, drama e vejushave te Kosoves inskenuar nga nje serbe

  • 6 years ago
Në 2011 Doruntina Basha shkroi ?Gishti?. Vepra erdhi si pasojë e punës së autores kryesisht me vejushat e luftës së Kosovës për t'i vetëdijësuar për humbjen e bashkëshortëve edhe pse ata rezultojnë në listën e të zhdukurve dhe jo të vdekurve zyrtarisht.

Vënien e saj të parë në skenë ?Gishti? e pati në qendrën e artit ?Bitef? në Beograd, një vit pas shkrimit dhe që nga ajo kohë është vlerësuar me disa çmime ballkanike dhe është përkthyer në 7 gjuhë. Në Tiranë vjen për herë të parë nga e Shtuna me regjisore përsëri nga Serbia, Bojana Lazic.

?Gishti? është historia e Zojës dhe Kurtës, e vjehrrës dhe nuses që presin pa u lodhur për kthimin e të dashurit të tyre ose të një lajmi për të. Ngjarjet zhvillohen brenda mureve të një shtëpie, e cila nuk citohet që gjendet në Kosovë.

Drama e pritjes dhe mos-përballja me zhdukjen e djalit të Zojës, interpretuar nga Rozi Kostani dhe bashkëshortit të Kurtës, rol që i është besuar Ina Morinës, ?Gishti? është perspektiva e gruas në një shoqëri patriarkale.

Premiera do të vihet në sallën?Goethe?e ndërtuar rishtas në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli që me zhvillimet e fundit për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, as ai nuk do t'i shpëtojë shkatërrimit. Drejtori Kiço Londo nuk e fsheh dhimbjen për të.

Tv Klan

Recommended