Kush vjen per dreke/ Pse eshte mire te pjekim embelsira per te tjeret (19.02.2018)

  • 6 years ago
Njërëzit që pëlqejnë të pjekin ëmbëlsira janë gjithnjë të gatshëm të ndezin furrën dhe ti futen punës.
Qoftë për pjekjen e një torte për ditëlindjen e një miku, ëmbëlsira për një festë apo përgatitja e biskotave vetëm për hirë të dashurisë së dikujt për çokollatat, por rezulton se pjekja e ëmbëlsirave është më shumë se thjeshtë përgatitja e diçkaje të ëmbël për të ngrënë.
Pjekja e ëmbëlsirave sidomos kur bëhet për të tjerët mund të shoqërohet me një sërë përfitimesh psikologjike. Profesoresha e shkencave psikologjike në Universitetin e Bostonit, Donna Pincus shprehet se pjekja e ëmbëlsirave i lejon njerëzit të shprehen kreativisht. Gjatë këtyre aktiviteteve ku personat kanë lirinë të shprehin vetveten kanë çlirim stresi. Kur ëmbëlsira bëhet për persona të tjerë, pjekia e ëmbëlsirave bëhet si një mënyrë e shëndetshme për të komunikuar ndjenjat. Ushqimi është vërtetë shprehje e dashurisë dhe bukuria qëndron në faktin se është diçka që na lidh të gjithëve. Por ky fenomen mund të bëhet jo i shëndetshëm në momentin që zëvëndëson komunikimin në kuptimin tradicional.