"Dora e hekurt që duhet për të rimëkëmbur policinë" flasin ekspertët dhe dëshmitarët

  • 6 years ago
Garantimi i një mjedisi të sigurtë për komunitetin nëpërmjet policimit me standardet më të larta të performancës, krijimit të një kulture bashkëkohore manaxhimi dhe të mbështetur me infrastrukturën më të përparuar, është një nga misionet e organizatës së policisë.

Që nga krijimi i saj në 13-janarin e largët të vitit 1912, Organizata e Policisë në vite ka pësuar ndryshme, si në aspektin organizativ ashtu dhe atë profesional.

Pavarësisht kësaj, zhvillimi i brendshëm dhe i jashtëm në rritje i policisë kenë në thelb përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit duke u orientuar nga nevojat dhe kërkesat e tij, përmirësimin e performancës policore nëpërmjet arritjes së standarteve bashkëkohore dhe përdorimit të teknologjive e formave më të përparuara.

Për çdo efektiv, i cili vendos të përfshihet në këtë organizatë, prioritet mbetet një objektiv: Së bashku, për një komunitet më të sigurt.

Në dekada, synimi strategjik aftagjatë i Policisë së Shtetit është krijimi i një mjedisi sa më të sigurt për shoqërinë shqiptare, i cili sjell përmirësim në cilësinë e jetës së qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend të dëshirueshëm për të punuar e jetuar.

Ky vizion është i lidhur me zbatimin e filozofisë së Policimit në Komunitet dhe zhvendosjes më pas, drejt fazës më të avancuar, atë të Sigurisë Publike.

Për të realizuar një mision të tillë, qindra mijëra efektivë në karrierë kanë punuar apo punojnë në radhët e bluve në gjithë vendin, por policia duket sikur ende nuk ka fituar imunitet nga politika, që hera herës, edhe sipas raporteve të ndryshme, ndikon në menaxhimin e kësaj organizate.

Një rast tipik i kësaj ndërhyrje, që sipas ekspertëve ka çuar në largime të shumta të specialistëve për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me punën e përditshme, është edhe ai i Ilir Gjoçit.

Iliri rrëfen për mikrofonin tonë, se ka punuar për më shumë se 12 vite në Policinë e Shtetit, në të gjitha shkallët e karrierës, por një ditë e gjeti veten jashtë kësaj organizate, madje u njoftua nga mediat për vendimin që ishte marrë për të.

Recommended