Kerkohet serish bllokimi i pasaportes se Tahirit
  • 6 years ago
Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të kthejë masën e bllokimit për pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rekursi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që i riktheu pasaportën Tahirit është regjistruar në 7 shkurt të këtij viti. Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca, edhe pse nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet rekursi i Prokurorisë për pasaportën e ish-ministrit Tahiri.

Ai është në hetim nga prokuroria i dyshuar si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës së Habiljave, çështje që po hetohet paralelisht nga Prokuroria e Katanias si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Me 9 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kishte vendosur ndalimin e daljes së ish-ministrit jashtë vendit, me argumentin se ai mund t?i shmangej drejtësisë. 17 ditë më vonë, më 26 Dhjetor Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e pasaportës së Tahirit.

Në Janar, Gjykata lejoi ekstradimin e Nazer Seitit drejt Katanias. Ai cilësohet si financieri grupit të Habilajve dhe si një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë hetim.
Recommended