Xing me Ermalin/ Pse nuk je martuar? Ja çfare thote Gazmend Gjoka (10.02.2018)

  • 6 years ago
?Rojat e Taxhit?, është një shfaqje e shkruar nga dramaturgu amerikan Rajiv Joseph që sapo është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Kjo shfaqje riktheu pas një mungese të gjatë në skenë aktorin Gazmend Gjoka.
Gaz Gjoka interpreton personazhin Humaxhuni, një ushtar thellësisht besnik, është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taxh Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm. Aktori ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? nga ku u përball me pyetje edhe private.
Drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi pyeti Gjokën se përse nuk është martuar, por aktori u përgjigj shkurt duke thënë se nuk ka ndonjë arsye, ndërkohë që shtoi se e ka jetën përpara dhe se do fillojë ta mendojë edhe këtë gjë.
?Ime më më thotë shpesh: Të gjitha i ke të mira por këtë që smartohesh e ke të keqe. Ti nuk je më i mençuri i botës, s?janë të gjithë të marrë ata që janë martuar?, rrëfeu Gjoka.

Recommended