Xing me Ermalin/ Lefteris Pantasis: Kam qene lustraxhi kepucesh (03.02.2018)

  • 6 years ago
Këngëtari i famshëm grek Lefteris Pantasis ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga tregoi historinë e tij.
Ai tha se përpara se të bëhej i famshëm ka punuar si lustraxhi këpucësh dhe në të njëjtën kohë edhe ka kënduar.
Mamaqi: A është e vërtetë që ti kur ke qenë i vogël ke punuar si lustraxhi këpucësh dhe duke kënduar u zbulua talenti yt?
Pantasis: Në moshën 8-9-vjeçare jam kthyer nga Rusia në Greqi dhe kam filluar të punoj si lustraxhi.
Ishin 12 veta që bënin lustra në Athinë por unë isha i pari që merrja punën sepse në të njëjtën kohë unë edhe këndoja.
Mamaqi: A e ke ruajtur fuçën me të cilën lustroje këpucë?
Pantasis: Po e kam në zyrë, kam 42 disqe platin dhe në mes kam edhe fuçat për të kujtuar nga kam ardhur.