Devi Kasmi u vra nga një punonjës i forcave speciale greke - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia zbardhi vrasjen e një jave më parë ku gjatë një atentati mbeti i vrarë në afërsi të spitalit të Pediatrisë Devi Kasmi.

Gjatë operacionit të koduar Enigma, në pranga ranë 4 persona mes tyre dhe ekzekutori i 41 vjecarit, Eftimiu Eftimios një ish-oficer policie nga Greqia, por i përjashtuar nga radhët ligjzbatuese, pasi ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.



Sipas bluve kreu i grupit të strukturuar kriminal është Altin Hoxhallari, por ai mundi t?i shpëtojë prangave, ndërsa u shpall në kërkim.



Vizion Plus mundi të ndiqte nga afër operacionin e policisë në periferi të Tiranës në shtëpinë 41 vjecarit Hoxhallari, e cila shërbente si bazë e grupit.



Në këtë shtëpi u gjet dhe arsenali i armëve.



Të gjithë të arrestuarit kishin role të ndryshme në grupin kriminal.



Sipas drejtorit të policisë Ardi Veliu, në shtëpi u gjetën dhe dy pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e përdorur në vrasje.

Agjentët po kryejnë verifikime të tjera e kanë marrë në pyetje të arrestuarit për të zbuluar motivin e vrasjes së Devi Kasmit. Dyshohet për një ekzekutim të porositur, por nuk përjashtohet dhe larja e hesapeve mes grupeve rivale në trafikun e drogës.

Arrestimi i vrasësve të Kasmit pritet të çlirojë ndërkohe nga akuzat Mariuo Meshinin, i cili u dyshua në fillim si bashkëpunëtor në krim.

Recommended