Rudina/ Tezja e Rita Ores: Sekreti per te qene gjithnje ne forme (24.01.2018)

  • 6 years ago
Jasmina Tolaj, mjeke, obstetre-gjinekologe, punon prej vitesh në Spitalin Shtetëror të Prishtinës, në patologjinë e barrës.
Prej 30 vitesh është me bashkëshortin e saj, Ilir Tolaj, mjek infeksionist, dhe profesor në Universitet. Ajo tregoi se ata janë njohur së bashku në Moskë, ndërkohë që secili ishte duke ndjekur studimet përkatëse. Kanë së bashku 2 fëmijë, Tinën 29 vjeçe e martuar në fund të verës që kaloi, në Tiranë, dhe djali Arianit, 26 vjec, që ka studiuar në Londër dhe tani jeton në Prishtinë me prindërit. Tina prej 2 muajsh e ka bërë gjyshe Jasminës, duke i dhënë kënaqësinë e të pasurit 1 nip, me emrin Zak.
Edhe pse është gjyshe Tolaj merret vazhdimisht me sport dhe thotë se është sekreti për të patur trup të formuar dhe të shëndetshëm.
?Unë jam marrë gjithë jetën me gjimnastikë. Në këtë moshë mundohem ti kushtohem sportit gati gati sa profesionit. Geta Beqja kampionia e botës ne fitness është traineria ime. Kur je e re nuk ka shumë nevojë për të dukur bukur, por duhet menduar për më vonë?, tha Tolaj.

Recommended