Plagoset me thikë gjimnazistja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ora e trete e mësimit ne gjimnazin ?Eqerem Çabej? në Tiranë sot nuk u zhvillua si çdo ditë tjetër.



Dy nxënës u bënë në pak minuta protagonist të një konflikti që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Gjithçka ndodhi në orën e informatikës, kur nxënësi Xhejms Gjura, u zu me shokun e klasës Franko Rrapi, e më pas e kërcënoi me thikë.



Mësuesja ndërhyri menjëherë, por Gjura e kërcënoi, e po ashtu edhe nxënësit e tjerë që i kërkuan të largonte thikën.



Por një vajzë 16 vjeçare reagoi më shumë, duke ndërhyrë fizikisht për të ndarë djemtë. Në përpjekje e sipër ajo u godit me thikë në vetull nga shoku i klasës.



Kaosi përfshiu klasën, ndërsa autori i plagosjes u largua me vrap. Vajza e gjakosur u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën e parë.



Policia mori dëshmitë e nxënësve dhe është në kërkim të autorit. Ky i fundit kishte kërcënuar edhe rojën që tentoi ta ndalonte.



Pak orë pas ngjarjes, drejtoria e shkollës përjashtoi dy nxënësit deri në sqarimin e plotë të asaj që ndodhi.

Recommended