Lezhë, plagoset me thikë 18-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rishfaqen sërish aktet e dhunës në shkolla, por këtë herë fatmirësisht pa viktima. 18- vjeçari,  Albion Gjokazaj, nxënës i shkollës profesionale të Lezhës, i ka shpëtuar për mrekulli dy goditjeve me thikë pranë ambienteve të kësaj shkolle. Pas një sherri banal me një nxënës tjetër, ai ka rënë pre e një sulmi me grushte dhe më pas edhe me mjete të forta nga nxënësi tjetër dhe një i afërm i tij. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, jashtë oborrit të shkollës, ndërsa i riu është dërguar në spital ku ka rrëfyer edhe incidentin që për pak i mori jetën. Policia ka arrestuar për këtë ngjarje 2dy persona, njëri prej tyre kushëriri i nxënësit me të cilin Gjokazaj pak orë më parë, pati një incident brenda territorit të shkollës.

Recommended