Ngritja e KLGJ dhe KLP, prezantohet raporti për 32 kandidatët në garë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita ka caktuar 5 deputetet qe do te përzgjedhin anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë. Nenkomisioni i posaçëm do te përbehet nga socialistet Ulsi Manja, Vasilika Hysi e Klotilda Ferhati, ndërkohe qe nga opozita është caktuar Oerd Bylykbashi e Nasip Naco.



Nenkomisioni do te nise pune me seanca dëgjimore me 32 kandidatet qe plotësojnë kriteret ne vlerësimin e sekretarit te përgjithshëm te parlamentit.



Ligji per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë ku parashikohet ngritja dhe funksionimi i këtyre dy institucioneve kaloi pa konsensusin e opozitës dhe asokohe PD e goditi ne Gjykatën Kushtetuese çështje te cilën e humbi pasi vetëm 4 gjyqtare votuan pro, kur duheshin minimalisht 5 vota. Ky qëndrim i opozitës bashke me vërejtjet e saj për procesin e seleksionimit te kandidateve, u rikthyen sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve.



Ndryshe nga organet e vetingut, per Këshillin e Larte Gjyqësor e ate te Prokurorisë, konsensusi i PD nuk është i domosdoshëm e këto institucione mund te ngrihen edhe pa opozitën.