Ora News - KLP dhe KLGJ, prezantohet në Komisionin e Ligjeve raporti për kandidatët
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot raporton për kandidatët e Shoqërisë Civile për KLGJ dhe KLP. Raporti për kandidatët u prezantua nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj, i cili tha se vlerësimi për kandidatët është i arsyeshm pasi u bë vlerësimi moral dhe profesional. Gjonçaj tha se për KLP kanë plotësuar kushtet ligjore 7 kandidatë, ndërsa 10 janë përjashtuar.

Ndërsa nga trupa e pedagogëve, Gjonçaj tha se 5 kandidatë plotësojnë kushtet, ndërsa 2 të tjerë janë përjashtuar. Ai tha se janë shpallur 6 herë thirrje për kanidatët e KLP nga shoqëria civile. Po ashtu Gjonçaj saqeoi se ky raport nuk ëshë përjashtues për kandidatët e ONM.

Gjonçaj: Raporti i sekretarit të Kuvendit nuk është përjashtues dhe se lista e ONM është pjesë përbërëse e këtij raporti. Raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit nuk përjashton kandidaturat e ONM, përkundrazi ky raport garanton kushtet ligjore që procesi të jetë konkurrues i pastër dhe transparent. Ndërsa përzgjedhja e emrit është në tagrin e komisionit tuaj, e nënkomisionit që do krijoni dhe më tej në tagrin e deputetëve në seancën parlamentare.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/klp-dhe-klgj-prezantohet-ne-komisionin-e-ligjeve-raporti-kandidatet