Basha: Edi Rama mbaron po te duash ti!

  • 6 years ago
?Nuk do lejojmë anulimin e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit?
Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga manifestimi i opozitës, kreu i demokratëve Lulzim Basha zbuloi edhe mesazhin e protestës së thirrur në 27 Janar.
?John Lennon, me këngën e tij të famshme ?War is over, if you want it?, ?Lufta mbaron po të duash ti?. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t?i japim çdo shqiptari. Po të duash ti, po të duam ne, Edi Rama mbaron! Ky është mesazhi i protestës. Po të ngrihet populli, po të bashkohen qytetarët, Edi Rama mbaron!?
Në një tjetër takim me disa degë të PD-së së Tiranës, kreu i opozitës e ka konsideruar të papranueshme bllokimin e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politike.
?Dua t?i them nga kjo sallë, në emër të Partisë Demokratike se opozita dhe PD do të qëndrojnë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërblimin apo për të hequr trashëgimtarët e të përndjekurve politikë nga dëmshpërblimi.?
Basha ftoi ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët t?i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.
Tv Klan

Recommended