Kush vjen per dreke/Shehu flet per familjen: Do doja qe Albi te kishte pak hipokrizi (15.01.2018)

  • 6 years ago
Gazetarja e njohur Jonida Shehu jeton një dashuri të bukur me partnerin e saj, Albi ?ifligu prej disa vitesh dhe prej disa muajsh ata janë prindër të vajzës Kristal.
Sot gazetarja ishte e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku zbuloi më shumë për bashkëshortin dhe familjen.
Shehu tha se bashkëshorti i saj është personi që vlerëson recetat e saj, ndërkohë që shtoi se është tejet i sinqetë në atë që thotë. Ajo tha se do kishte dashur që ai të mos ishte aq i sinqertë pasi shpesh nëse nuk i pëlqen diçka ai ia thotë edhe nënës së saj e cila gatuan ndonjëherë për ta.
?Unë jam njeri që nuk gatuaj shpesh, i kam qef recetat, shikoj shumë në internet, por çaloj me praktikën. Por kur gatuaj të paktën deri tani rezultati ka qenë shumë i mirë. Unë nuk jam njeri që kam neps të madh, por bashkëshorti im i vlerëson recetat e mia dhe është më shumë se i sinqertë. Unë do doja ta kishte pak këtë hipokrizinë dhe të thoshte: Është shumë e mirë kjo që ke gatuar, por jo.
Këtë gjë ai nuk e ka vetëm me mua, por edhe me mamin tim, i thotë: Kjo nuk hahet, nuk më pëlqen. Jo gjithmonë ka të bëjë vetëm me shijen, por edhe me diçka që mund të jetë vendosur në cep të pjatës që atij nuk i pëlqen?, tha Shehu.