Rudina/ Momente nga dasma e Elona Varfit dhe Olti Xhezos (05.01.2018)

  • 6 years ago
Elona Varfi bashkëshortja e Olti Xhezos mister-it të parë shqiptar shpallur 14 vjet më parë ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv klan, nga ku foli edhe për jetën private.
Varfi rrëfeu se është njohur me Xhezon në Londër ku studionin të dy. Vetëm pak kohë më parë çifti i dha fund beqarisë.
?Olti më kishte kërkuar me insistim që të kujdesej ai për udhëtimin. U habita kur morëm rrugën për në aeroport, se nuk po e kuptoja ende ku ishte destinacioni surprizë, dhe kur asistentja e linjës së fluturimit na dorëzoi biletat e na uroi rrugë të mbarë për Firence.
Në mbrëmje, në një restorant tradicional mbi 100-vjeçar, ndërsa unë po i tregoja se sa shumë më kishte pëlqyer surpriza që ai kishte organizuar, Olti më thotë qetësisht: ?Kam dhe një surprizë tjetër për ty?. Më nxjerr një kuti të vogël përpara (brenda së cilës gjendej unaza) dhe më thotë që ta hapja, brenda saj ishte unaza. U emocionova shumë?, tha Varfi.

Recommended