Corriere Della Sera: Kryeministri shqiptar me atlete sportive
  • 6 years ago
Paraqitja e jashtme tejet e veçantë e Kryeministrit Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes italiane "Corriere Della Sera".

Gazeta italiane ka vënë theksin te fakti që kreu i qeverisë, gjatë vitit 2017, në disa takime apo samite të rëndësishme, mbathte atlete në vend të këpucëve që do t?i shkonin për shtat një kostumi elegant apo edhe rastit.Në hapësirën dedikuar kryeministrit shqiptar, Corriere është ndalur në Samitin e vendeve të Ballkanit, zhvilluar në Trieste, ku Rama shkoi me një palë atlete të bardha, në takimin kokë më kokë me presidentit francez Emmanuel Macron, apo në studiot televizive, siç në "Xing me Ermalin" në Televizionin Klan.

Tv Klan
Recommended