Rudina/ Erisa Xhixho: Marredhenia ime me Henrin (29.12.17)

  • 6 years ago
Politikania Erisa Xhixho ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për shtatzëninë dhe djalin e saj Henri.
Henri është tashmë 1 vjeç e gjysmë, ndërkohë vetëm pak muaj më vonë në jetë do të vijë edhe motra e tij.
Xhixho rrëfeu marrëdhënien me djalin teksa tha se ardhja në jetë e tij i ka ndryshuar botëkuptimin.
?Unë kam qenë në mes të fushatës kur Henri mbushi 1 vjeç. Iu thash anulloni çdo gjë, do jem aty për Henrin dhe kjo as që diskutohet. Janë ca prioritete më shumë se çdo gjë tjetër. E festuam shumë bukur me të gjithë familjarët tanë. Ishte një festë e vogël, e ngrohtë. Ardhja në jetë e një fëmije të ndërron botëkuptimin, bëhesh më e ndjeshme?, tha Xhixho.

Recommended